Nisin hetimet ndaj ministrit Dardan Gashi, opozita kërkon shkarkimin

Nisin hetimet ndaj ministrit Dardan Gashi, opozita kërkon shkarkimin

Policia e Kosovës e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës kallëzimin penal ndaj ministrit të Diasporës, Dardan Gashit, si dhe ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, të cilët shihen duke gjuajtur me armë në një video të publikuar ditë më parë nga mediet në vend.

Ata festonin shpalljen si të pafajshëm nga Gjykata të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj si i dyshuar për korrupsion.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë deklaruar se Stacioni Policor në Malishevë e ka iniciuar rastin me prokurorin e Shtetit dhe ka filluar me procedurat hetimore, shkruan ‘Zëri’.

‘Gjatë punës hetimore me autorizimin e prokurorit janë ndërmarrë disa veprime operativo-hetimore, ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Policisë.

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi. Sipas tyre, ligjin duhet ta respektojnë edhe zyrtarët e lartë të shtetit dhe jo vetëm qytetarët e rëndomtë.

COMMENTS