Nisin gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e UP-së

Vuçiq nis ‘ofensivë në Perëndim’ për Kosovën, çon një mal dokumentesh
Fjala përshëndet sulmet mbi Siri, thotë se duhej të ndodhnin që më 2012

Kanë filluar sot në mëngjes gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse që gjendet në kampusin e UP-së.

Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.

Në punimet në kampusin e Universitetit do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.

Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, ‘për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve’.

COMMENTS