Nisë takimi konsultativ i partive politike, ja kush mungon

Grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit në Prishtinë
Amerika ‘përgatitet’ për uraganin më të fuqishëm në 12 vitet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar takimi konsultativ i partive politike të ftuar nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), ata të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe minoritetet e tjera.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar këtë takim.

Përfaqësues të këtij subjekti ditë më parë, kanë thënë se nuk do të marrin në pjesë në këtë mbledhje, meqë sipas tyre, takimet konsultative janë krejtësisht të panevojshme për ta caktuar seancën.

Qëllimi i takimit është përgatitja e vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës që është planifikuar të mbahet nesër.

COMMENTS