Nisë celebrimi i martesës mes Princ Leka II dhe Elia Zaharia (Foto)

Lartësia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia po e kurorëzojnë sot dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia e dasmës së tyre tashmë ka nisur dhe po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.

Celebrimi i martesës është duke u kryer nga Kryetari i Tiranës Erion Veliaj.

E ftuar tashmë është edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, transmeton Magazina.

‘Pavarësisht pervojes sime neper koncerte dhe evente te rendesishme qe kam performuar kjo eshte nje ndjenje e vecante dhe nje pervoje e re si per mua ashtu edhe per publikun shqiptarë’, ka thënë Shkurta.

‘Këto ngjarje shumë rrallë ndodhin dhe vet prezenca e shumë delegaconeve mbretërore do të ketë një rëndësi poashtu të veçantë. Janë disa televizione kombëtare dhe ndërkombëtare do ta përcjellin këtë ngjarje’, ka thënë Shkurta.

Ajo tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë dasmë.

nusja-celbrimi

COMMENTS