Nis zbatimi i programit për praktikë tremuajshe e 200 të papunëve

Nis zbatimi i programit për praktikë tremuajshe e 200 të papunëve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë nënshkruar marrëveshjen për Programin e Praktikës në Punë, me kompanitë që përfitojnë nga ky program dhe praktikantët të konsideruar si të papunë.

Programi në fjalë, nëpërmes të cilit iu është siguruar praktika për tre muaj 200 praktikantëve, implementohet në kuadër të Programeve Aktive të Tregut të Punës 2 të UNDP-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës që funksionon në kuadër të MPMS-së dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të MTI-së.

Implementimi i këtij projekti do t’iu mundëson punëkërkuesve të cilët kanë diplomuar brenda periudhës 24-muajshe në institucionet e arsimit të lartë, të ndjekin një praktikë 3-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat me qëllim të përkrahjes së aftësimit dhe praktikës në punë.

COMMENTS