Nis seanca e Kuvendit, kërkohet që mos stigmatizohen gratë e dhunuara

Nis seanca e Kuvendit, kërkohet që mos stigmatizohen gratë e dhunuara

Me të filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, Grupi i Grave Deputete kanë kërkuar që mos të stigmatizohen gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duhet të mbështeten nga shoqëria kosovare.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se gratë viktima, të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duhet të mbështeten nga shoqëria kosovare e të mos stigmatizohen.

Këto deklarime, Deliu- Kodra i dha sot në seancën plenare të Kuvendit, ndërsa ka ftuar të gjitha ato gra të përkrahen për të fituar statusin e tyre që u takon.

‘Pas një përkujdesje të gjatë, që këto gra kanë marr nga shoqatat e grave, përgëzojë të gjithë që kanë mbështetur ato’.

‘Bëj thirrje që ato gra të pranohen nga shoqëria pa u paragjykuar e të fitojnë statusin e tyre. Ato janë të pafajshme’.

‘Ftoj institucionet e vendit, familjaret, që t’i përkrahin këto vajza, në mënyrë që t’iu njihet statusi i tyre’.

‘Këto gra, vajza dhe nëna meritojnë respektin e shoqërisë kosovare’, ka përfunduar Blerta Deliu-Kodra.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të shqyrtojë disa projektligje mjaft të rëndësishme,sikurse është ai për Prishtinën, ligji për Presidentin , Ligji për Liritë fetare…etj.

COMMENTS