Nis ‘Rio 2016’ – Kosova shkruan historinë, Majlinda Kelmendi ngre flamurin në qiell (Foto & Video)

Nis ‘Rio 2016’ – Kosova shkruan historinë, Majlinda Kelmendi ngre flamurin në qiell (Foto & Video)

Hoti për Reuters: Kosovës i nevojitet marrëveshje e re me FMN-në
Dërguti: Për çështje nacionale do të bashkëpunojmë me Qeverinë

Kosova ka bërë historinë pasi për herë të parë sportistët nga shteti jonë kanë parakaluar me të gjitha simbolet shtetërore me të gjitha të drejtat e barabarta me të gjitha shtetet tjera në Lojërat Olimpike, ‘Rio 2016’.

19 antarët e ekipit olimpik të Kosovës kanë parakaluar me krenarinë më të madhe të mundshme në Maracana, ku 100 mijë shikues panë spektaklin e gjallë të hapjes së Lojërave Olimpike.
EPA/Valdrin Xhemaj

206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Nga ana tjetër, Irani ishte në qendër të vëmendjes në ditën e parë të këtyre lojërave, duke e vendosur një femër sportiste, shigjetaren Zahra Namati, për ta bartur flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Ky është një ndryshim për Iranin, ku zbatohet në mënyrë strikte Islami dhe ku tifozeve femra tradicionalisht i është ndaluar pjesëmarrja në ngjarjet sportive ku garojnë vetëm meshkujt.

Rio pamje

Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012. Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.

Rio 3 Pamje

Bileta për të parë ceremoninë e hapjes është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë, 1400 dollarë, ndërkohë që më e lira kushton 60 dollarë.

Garat e para për Kosovën do të zhvillohen në shigjetari me fillim nga ora 13:30 të shtunën.

COMMENTS