Nis në Kosovë promovimi i profesioneve të lira ligjore

Nis në Kosovë promovimi i profesioneve të lira ligjore

Ministria e Drejtësisë sot hapi fushatën për rritjen e vetëdijesimit dhe informimit për profesionet e lira ligjore, për avokatët, noterët, përmbaruesi

Ministria e Drejtësisë sot hapi fushatën për rritjen e vetëdijesimit dhe informimit për profesionet e lira ligjore, për avokatët, noterët, përmbaruesit privatë, ndërmjetësuesit dhe për administratorët falimentues.

Me këtë rast shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka thënë se profesionet e lira janë për promovimin e qasjes në sektorin e drejtësisë dhe të bëhet përmirësimi i gjyqësorit.

‘Projekti jonë ka mbështetur të gjitha këto profesione që nga viti 2016 dhe do të vazhdojmë deri në vitin 2019. Roli i Ministrisë së Drejtësisë është që të promovojë këto profesione në mënyrë që gjyqësori të jetë më efektiv në rolin e saj. Ftoj qeverinë dhe kuvendin që të alokojnë më shumë resurese në këto profesione’, ka thënë Apostolova.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim që të nxisë në funksionimin e këtyre profesioneve.

‘Profesionet e lira do të vazhdojnë të jenë të promovuar që do të ndikoj drejtpërdrejt për shërbime më efikase dhe më të lira, që përfitojnë qytetarët, ekonomia e vendit dhe tërë sistemi i drejtësisë’, ka thënë Tahiri.

Ky projekt sipas organizatorëve ka filluar edhe në veri të Mitrovicës.

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli me këtë rast ka thënë se sot me hapjen e fushatës ka të bëjë me rritjen e vetëdijesimit për profesionet e lira. Ai ka siguruar se Oda do të jetë e përkushtuar që të arrihen këto objektiva.

Pepa Laleva, udhëheqëse e projektit tha se fushata tri vjeçare është unike dhe për herë të parë pesë profesionet janë të promovuara së bashku, si: Avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët falimentues.

Objektivi kryesor është që të bëhet forcimi i profesionit për një efikasitet në sistemin gjyqësor.

COMMENTS