Nis mbledhja e dy qeverive në Korçë

Nis mbledhja e dy qeverive në Korçë

Arrestohet edhe personi i dytë që nuk i ofroi ndihmë të moshuarit në Gjilan
Mustafa kujton avokatin Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Në Korçë janë mbledhur anëtarët e kabinetit të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Fillimisht para Gardës së Nderit kanë parakaluar dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Pas mbledhjes dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media ndërsa më pas do të nënshkruajnë një varg marrëveshjesh ndërmjet dy Qeverive.

Rama: Të nxitëm investimet e ndërsjellta

Në Korçë janë mbledhur anëtarët e kabinetit të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

‘Sot ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë, por cka është bërënë këtë përpjekej të përbashkët nuk është pak.

Kjo është mbledhja e 4 në Korcën e kulturës dhe historisë për të vijuar një punë të nisur duke bashkëkuvenduar mbi përparësitë mes dy shteteve tona, hamronizim e mëtejshëm në funksion të së ardhmes europiane dhe prosperitetit të mbarë botës europiane.

Përgëzoj Haradinajn për përkushtimin e tij dhe qeverisë që ai drejton për progresin e reformave me qaje euroatlantike në Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike.

Dy qeveritë tona ritakohen pas më shumë se një viti ndaj është mëse e natyrshme të orientohemi nga një përpjekje bilanci për të parë një pamje të qartë mbi hapat e pritshem të radhës.

Tradita e mbledhjes së dy qeverive është produktive.

Ndërsa kemi zhvilluar tre takime rezultatet janë të dukshme, të prekshme dhe shpresdhënëse

Deklarata e nënshkruar në Prizren është harta e rrugës për jetësimin e bashkëpunimit tonë në planin bilateral, rajonal dhe europiane.

Kemi strukturuar mënyrën e punës duke ngritur sekretariatin e përbashkët. Sekretariati koordinon punën në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Ministritë kanë grupet e përbashkëta të punës dhe zhvillojnë takime.

Ashtu si thuhet në deklaratën e bashkëpunimit strategjik.

Është mundësuar shkëmbimi elektronik i mallrave duke lehtësuar procedurën e tranzitit.

Po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore. Është vendosur pika e gjelbër.

Kemi ende punë për të bërë që ta ulim më tepër kohën që qytetarët të kalojnë në kufi

Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës së portit në Durrës për Kosovën.

Do të punojnë me këmbëngulje për të lehtësuar procedurat që të kemi shkëmbime më të mëdha. Ekonomitë tona të orientohen me njëra-tjetrën”, ka thënë kryeministri Rama.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive se Kosova është e vendosur për dialogun me Serbinë. Sipas tij që dialogu të përfundojë me epilog duhet ndërhyrja e SHBA.

‘Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është luftimi i korrupsionit një e keqe e re që rrezikon Kosovën në shumë drejtime. Ne po punojmë për ekonominë me politikat fiskalë lehtësuese. Ajo që mbetet për të bërë më shumë punë në të ardhmen është logjistika dhe infrastruktura e nevojshme. Po punojmë në forcimin e Kosovës në planin e brendshëm edhe pse Kosova ballafaqohet me shumë sfidave disa që jenë edhe specifike.

Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA’, ka thënë pos tjerash kryeministri Haradinaj.

COMMENTS