Nis manifestimi ‘Flaka e Janarit’ në Gjilan

Nis manifestimi ‘Flaka e Janarit’ në Gjilan

Komitet për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë
Seanca e Kuvendit vazhdon sot (Dokument)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional ‘Flaka e Janarit 2018’, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamur.

‘Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi ‘Flaka e Janarit’, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi’, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Sipas agjendës, kryetari Haziri pret në takim rektorin e UKZ ‘Kadri Zeka’, Bajram Kosumi, pas këtij takimi, Haziri dhe ekipi i tij bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve, dhe pastaj do ta vizitojnë edhe kazermën e FSK-së në Gjilan.

COMMENTS