Nis gjyqi i parë ndaj policëve ‘puçistë’ në Turqi

Nis gjyqi i parë ndaj policëve ‘puçistë’ në Turqi

MI: Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit
Rrahje në Prishtinë, intervenon Policia (Video)

Nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë Qeverinë e Turqisë me grushtshtet, 29 policë kanë dalë në gjyq në Stamboll.

Është ky gjyqi i parë i komplotistëve të dyshuar, prejse ka ndodhur përpjekja për puç në muajin korrik.

Gjyqi që ka nisur sot, do të zgjasë katër ditë dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.

Ndryshe, Turqia ka arrestuar rreth 40 mijë njerëz, ndërsa ka pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë, nën dyshimet se kanë lidhje me puçin.

Autoritetet turke fajësojnë klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e grushtshtetit, por ai e mohon përfshirjen.

COMMENTS