Nikoliç vë në gatishmëri ushtrinë, në rast lufte me Kosovën

Elezi: KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare
Në Kosovë janë 113 persona të prekur nga sëmundja HIV

Kryetari i Serbisë Tomisllav Nikoliç, ka mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pas ngjarjeve që ndodhën në veri të Kosovës.

Sipas deklaratës së zyrës për media të presidentit, seanca do të mbahet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të diskutohet për situatën e sigurisë në raport me Kosovën, shkruan Kurir.

Ndërsa të shtunën në mbrëmje Kryeministri Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur një mbledhje të zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë.

Në konferencën për shtyp gjatë një pushimi të këtij takimi, ai paralajmëroi se me rastin e rihapjes së vijës hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, Qeveria në Prishtinë ka treguar se duan të provokojnë një konflikt më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

COMMENTS