Nicole Kidman prezanton shfaqjen e Krishtlindjeve (Foto)

Nicole Kidman prezanton shfaqjen e Krishtlindjeve (Foto)

Krishtlindjet kanë filluar të trokasin në Paris.

Një shfaqje magjike u prezantua në dyqanin e famshëm ‘Printemps’, në kryeqytetin francez, dhe ishte Nicole Kidman ajo që preu shiritin.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, aktorja e famshme u shfaq me një bluzë të hollë ngjyrë blu, që i zbulonte shpatullat, e kombinuar me një fund jeshil.

‘Printemps’ kishte zgjedhur temën e udhëtimit këtë sezon, duke i dërguar rreth botës personazhet fëmijë, Jules dhe Violette, për të mbledhur dhurata për dyqanin në Paris.

Rreth 10 mijë drita, 70 kukulla dhe 98 motorë u përdorën për të krijuar shfaqjen për Krishtlindjet.

Krijmet festive kanë qenë një pjesë integrale e numërimit mbrapsht të Parisit drejt festave të fundvitit.

COMMENTS