Nicole Kidman përkrahë Kosovën

Nicole Kidman përkrahë Kosovën

Big Mama kapet ‘mat’ në shtrat me…! (Foto)
Ja si duket sot ‘Maria Aldana’ (Foto)

Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, thotë se pasi i ka parë femrat dhe fëmijët që ishin viktima të luftës së Kosovës, ajo ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj ishte për ti ndihmuar ato viktima.

Aktorja që është fituese e shumë çmime prestigjioze, mbrëmë gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të fondit të kombeve të bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave në Nju Jork gjatë, tha që prej 10 viteve ka filluar të angazhohet dhe do të jetë zë për femrat që nuk kanë zë, shkruan “People”.

Kidman ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht , pasi që femrat kanë nevojë për ata që kanë para, transmeton KosovaPress.

Organizata Gratë e Kombeve Të Bashkuara tha se në këtë organizatë janë mbledhur më shumë se 105 mijë dollar, përfshirë donacionin e Kidman, 50 mijë dollarë.

COMMENTS