Ngushëllimi i Veselit për vdekjen e babait të Heroit, Nuhi Berisha

Ende nuk ka filluar numërimi i votave me kusht, KQZ vazhdon të pranojë material zgjedhor
Qeveria dhe Kuvendi miratojnë edhe ligje që nuk zbatohen

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Berisha, për vdekjen e Rexhep Berishës – babait të heroit Nuhi Berisha, i cili ishte vrarë bashkë me Rexhep Malën në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë më 1984.

‘Sot ka ndërruar jetë babai i heroit tonë, Nuhi Berisha, baca Rexhep, një njeri i urtë dhe shumë miqësor. Edhe pse në moshë të shtyrë, baca Rexhë ishte shumë aktiv dhe merrte pjesë në çdo akademi përkujtimore, ndërsa të gjithë e kujtojmë si burrë të urtë që ofronte njerëzit dhe u jepte motiv për të punuar sa më shumë për vendin tonë’, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që kryeparlamentari Veseli i ka dërguar familjes Berisha.

Rexhep Berisha babai i dëshmorit të kombit Nuhi Berisha, ka ndërruar jetën sot më 28 qershor.

Ndërkohë Kuvendi Komunal i Gjilanit me kërkesë të familjes Berisha, ka shtyrë për të premtën Mbledhjen Komemorative, jep sqarimin korrigjues zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

COMMENTS