Ngjyrosi kalin e zi që të duket si zebër – e pret burgu (Foto)

Në një fermë të fshatit Stary Hrozenkov të Çekisë, ka hyrë dikush fshehtas dhe e ka lyer kalin e zi me ngjyrë të bardhë, që të duket si zebër.

Madje, edhe ia ka shkurtuar bishtin në masë të madhe, që t’i ngjajë krijesës që ka lëkurë me vija.

Policia është vënë në kërkim të personit apo grupit, që e ka kryer këtë veprim të pazakontë, duke i shkaktuar mundime kafshës.

Për të hequr ngjyrën e spreit nga trupi duhet të fërkohet me brushën e posaçme, kurse për t’ju rritur bishti nevojitet kohë e gjatë.

Po që se shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri tre vjet burg për mizori mbi kafshë.

ngjyrosi-kalin-e-zi-qe-te-duket-si-zeber-e-pret-burgu-foto

COMMENTS