Ngjashmëritë e të famshmëve me njerëzit që kanë jetuar në epoka të ndryshme (Foto)

Ngjashmëritë e të famshmëve me njerëzit që kanë jetuar në epoka të ndryshme (Foto)

House of Cards do të rinisë sërish xhirimet
Yll Limani dhe 2po2 bëhen bashkë për një këngë të re, bazuar në një ngjarje të vërtetë (Video)

Ngjashmëria e një personi me një tjetër edhe pa pasur lidhje gjaku është e njohur, ndërsa në shumë raste madje ata që ngjajnë jetojnë madje edhe në kontinente të ndryshme.

Për më shumë, njerëzit që mund të ngjajnë me njëri-tjetrin mund të kenë jetuar në vende të largëta, por edhe në epoka të tjera.

Dhe derisa për një njeri të thjeshtë është paksa më e vështirë që të hetojë dhe gjejë sozitë e tij, për personalitet e njohura është shumë më e lehtë.

Atyre u ndihmojnë edhe fansat, të cilët kanë gjetur edhe “binjakët” e tyre që kanë jetuar vite apo shekuj më parë.

Kështu ndodh me futbollistët, aktorët apo personalitet tjera të njohura që janë përfshirë në galerinë që jua sjellim me poshtë.

Futbollistët Wayne Rooney dhe Mesut Ozil, aktorët Hugh Grant, John Travolta, Sylvester Stallone dhe Andrew Garfield, këngëtari dhe aktori Justin Timberlake, si edhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg – janë përfshirë në këtë përmbledhje.

Juve ju mbetet të vlerësoni ngjashmërinë ndërmjet tyre, pasi t’i analizoni krahasimet e mëposhtme.

COMMENTS