Ngjarjet që e tronditën botën këtë vit!

Protokolli i Shtetit nesër e vendos flamurin e Kosovës te Rrethi
Apostolova: Mos votoni për kandidatë të korruptuar

Viti 2016 ishte një vit i mbushur plot me lajme të mëdha, që nga sulmet terroriste tek goditjet politike dhe vrasja fatale e një gorrille.

Në botën e politikës Britania votoi të largohej nga BE-ja, ndërkohë Amerika zgjodhi si presidentin e 45-të, miliarderin Donald Trump, shkruan Mirror.

Sakaq në të gjithë globin disa të famshëm humbën jetën, duke përmendur këtu muzikantin David Bowie, Prince dhe së fundmi George Michael.

Dhjetra njerëz janë vrarë në sulmet terroriste në Evropë, më të fundit janë 12 viktimat në Berlin të Gjermanisë.

Në maj të këtij viti një gorilla 17 vjeçare u qëllua për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik në SHBA, pasi një fëmijë ra brenda hapësirës së gorillës.

Ky vit pa edhe vrasjen e deputetes së Partisë së Punës në Britani, Jo Cox, e cila u qëllua për vdekje jashtë një biblioteke në Birstall, West Yorkshire, në muajin qershor.

Po ashtu një sulm i befasishëm ushtarak në Turqi, gjatë të cilit humbën jetën më shumë se 250 persona, u përpoq të përmbyste qeverinë e Erdogan.

Mbretëresha e Anglisë festoi ditëlindjen e saj të 90-t, ylli i tenisit Andy Murray fitoi Wimbledon.

Por edhe pse ka pasur një sërë suksesesh dhe ngjarjesh që të ngrohin zemrën, shumë njerëz janë shprehur se mezi presin që 2016 të mbarojë.

COMMENTS