Nga sot hapet pishina e Gërmisë

Nga mëngjesi i ditës së sotme, pishina e Gërmisë ka hapur dyert për vizitorët e saj.

Deri në orën 12 në këtë pishinë hyrja do të jetë gratis, ndërsa pas këtij termini, çmimi i hyrjes për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk është më shumë se 1 Euro pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në këtë ambient.

Kushte të tilla kanë dhe personat mbi moshën 12 vjeçare veçse këta duhet të paguajnë shumën prej 2 Euro për qëndrim në këtë pishinë.

Kjo pishinë e cila është e vetmja në kryeqytet, ka thellësinë e saj e cila nuk kalon me tepër se 1.90 metra.

Pishina e Gërmisë posedon të gjitha kushtet elementare që adhuruesit e ujit të kalojnë kohë, aty raportohet se kushtet e sigurisë janë të nivelit të lartë pasi për të pranishmit kujdeset ekipi mjekësor, i shpëtimtarëve dhe ka prezencë të autoambulancave.

COMMENTS