Nga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)

Nga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)

Tragjedi në stadium, vdesin 17 tifozë (Video)
Largimi nga Barcelona nuk ishte rënie në karrierë, tha Ronaldinho

Francesco Totti, një legjendë e futbollit, të dielën do të luajë ndeshjen e fundit për klubin e Romës.

Totti debutoi si futbollist profesionist në vitin 1993 dhe kurrë gjatë karrierës nuk ka ndryshuar ngjyrat e klubit.

Në nder të largimit të “Princit të Romës”, ka pasur shumë mesazhe lamtumirës në të gjitha rrjetet sociale.

Ndërkaq, skuadra romake i ka renditur dhjetë gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës sa italiani ka luajtur futboll.

Një prej tyre, mediat serbe e kanë marrë si ofenduese dhe ka të bëjë me Kosovën.

Në fakt, një prej ndryshimeve gjatë këtyre 24 vjetëve është shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe këtë klubi romak e ka renditur në vendin e dytë pas lansimit të iPod në vitin 2001.

Pas kësaj vijnë edhe lindja e Justin Bieberit, transmetimi i episodit të parë të serisë “Friends”, filmi i parë i serisë së filmave rreth Harry Potter dhe shpikja e Sony PlayStation. /T/

COMMENTS