Nga kush u lëndua Mariza Ikonomi

Pro Band të parët që rikthyen historinë e ‘Qanakala’ (Video)
Cristiano Ronaldo tregon muskujt ‘tërheqës’ në reklamën e re (Foto)

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi e cila gjithmonë e ka ruajtur jetën private me shumë fanatizëm, së fundmi rrëfeu për lidhjen e saj 5-vjeçare që ka lënë gjurmë tek këngëtarja.

“Jam lënduar. Ai nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe, por unë si kokëderre që jam, mendova se ishte diçka e madhe. Më la dhe u kthye pas tre ditësh për t’u pajtuar, por unë nuk e mendova gjatë dhe nuk e fala. Dhe kështu përfundoi. Doja të tregoja kokëfortësinë time. Kjo ishte dhe lidhja më e gjatë që kam pasur, pesë vjet. U ndamë se më lëndoi”, rrëfeu këngëtarja për ish të dashurin e saj pasi e kishte lënduar, duke thënë gjithashtu se tashmë është në një marrëdhënie të re.

COMMENTS