Nga java e ardhshme hiqet taksa doganore për produktet e teknologjisë informative

Nga java e ardhshme hiqet taksa doganore për produktet e teknologjisë informative

Ministria shpall me 2 prill konkursin për tekste të reja shkollore, kurrikula e re nis pa to
MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Me qëllim të zbatimit të reformave fiskale, Ministri i Financave Bedri Hamza, siç thuhet në komunikatë, përveç që ka sjellë në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme do të lirohen pajisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe pjesët rezervë për pajisjet e prodhimit.

Gjithashtu, thuhet se është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korportës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.

Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave do të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit të prodhimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve jo vetëm brenda vendit tonë por edhe jashtë.

‘Vlen të theksohet se rezultat shumë pozitiv është arritur përmes vendimeve për lirim nga tatimi doganorë, dhe akcizës. Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për biznesin për arsye se në të ardhmen bizneset nuk do të kenë të obligueshme të paguajnë paraprakisht Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi me rastin e importimit pa e shitur mallin, por do ta paguajnë në brendësi të vendit pas periudhës së rregullt ligjore’, thuhet në komunikatë.

Kjo reformë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madh, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe intereset e ndryshme bankare që kanë qenë të obliguar ti marrin për të paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi.

Kosova prinë për këtë reformë të madhe dhe guximshme në Rajon, por Ministri i Financave është i përkushtuar për të bërë reforma që e ndihmojnë sektorin privat dhe që e luftojnë brokracinë dhe informalitetin me të vetmin qëllim që Kosova të jetë atraktive për investitorët e vendit dhe të huaj.

‘Më këtë rast Ministri i Financave fton të gjithë Komunitetin e biznesit dhe gjithë bizneset individuale që siç na kanë ndihmuar deri më tani të vazhdojnë të na ndihmojnë me kërkesa dhe këshilla në mënyrë që ne t’i ndihmojmë ata në kalimin e sfidave me të cilat përballet biznesi gjatë punës së përditshme në të bërit biznes’, përfundon komunikata.

COMMENTS