Nga e hëna ndryshon temperatura në Kosovë

Nga e hëna ndryshon temperatura në Kosovë

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i ngrohtë, pothuajse veror, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, por
moti do të ndryshojë shumë nga dita e hënë, kur do fillojnë të zbresin temperaturat deri në 15 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 8C, e ato maksimale nga 22C deri në 24C.

Ndërsa nga dita e hënë, temperaturat do të zbresin për 10 deri në 15 gradë Celsius. Temperatura maksimale pritet të jetë 15 gradë, ndërsa minimalja, 11 gradë.

Siç parashikon Prishtina Weather Forecast, ditët e mbetura të muajit tetor do përcillen me temperaturat e cekura më lart, njashtu do jetë edhe fillimi i nëntorit.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe juglindja 1-4m/s. Pas rritjes së theksuar, shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë rreth vlerave normale.

COMMENTS