Nga dëshira e madhe për ta ndihmuar Liverpoolin, Coutinho luajti ndaj Stoke edhe pse nuk ishte i gatshëm fizikisht

Zidane: Fitore e rëndësishme, Villarreali ka skuadër të mirë
Durant dhe Westbrook kacafyten gjatë ndeshjes (Video)

Anësori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, tregoi se nuk ishte 100 për qind i aftë fizikisht të luante ndaj Stoke Cityt, por ai shtrëngoi dhëmbët, duroi dhimbet dhe i kërkoi trajnerit Jurgen Klopp ta fut në skuadër.

Braziliani e bëri gjithë këtë vetëm që t’i ndihmojë Reds për një fitore e cila i mban ata në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

‘U zgjova në mëngjesin e ditës së ndeshjes, por më kërkuan të qëndroja në shtëpi pasi nuk po ndihesha mirë, por unë doja të isha me skuadrën’.

‘Doja të isha pjesë e ekipit, por trajneri vendosi ashtu pasi unë nuk isha 100 për qind i gatshëm’.

‘Dua të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën time dhe të vazhdoj të mësoj nga trajneri’.

‘Ishte një fitore e madhe, ka ende shumë pikë në lojë dhe çdo ndeshje për ne është e rëndësishme’, ka thënë Coutinho pas ndeshjes.

Braziliani e filloi ndeshjen në pjesën e dytë dhe menjëherë shënoi gol duke e barazuar rezultatin në 1-1.

COMMENTS