Nga bomba masive amerikane janë vrarë dhjetëra militantë të IS-it

Nga bomba masive amerikane janë vrarë dhjetëra militantë të IS-it

Në kompleksin e Jasharëve, 12 milionë vizitorë që nga paslufta
Daily Mail do të dëmshpërblejë Melania Trump

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmi me bombën më të madhe joatomike të shfrytëzuar ndonjëherë në operacion luftarak nga ana e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në kompleksin e tuneleve në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë së paku 36 luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se nga ky sulm, po ashtu, janë shkatërruar disa shpella të IS-it dhe bunkerë të municionit.

Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se civilët nuk janë dëmtuar në këtë sulm ajror, që ka shkaktuar shpërthim masiv.

Në kumtesën e djeshme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43/B, ishte hedhur në një kompleks të tuneleve, që shfrytëzohej nga luftëtarët e IS-it në qarkun Açin në Afganistan, afër kufirit me Pakistanin.

Pentagoni tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës e cila i përmbanë 11 tonelata eksploziv.

Kësaj bombe i ishte dhënë nofka Nëna e të Gjitha Bombave.

COMMENTS