Neymar te PSG-ja kurrë nuk do ta fitojë Topin e Artë

Neymar te PSG-ja kurrë nuk do ta fitojë Topin e Artë

Numri 10-të i Brazilit në Kupat e Botës 1998 dhe 2002, Rivaldo ka këshilluar yllin aktual të përfaqësueses amerikano-latine, Neymar, të largohet nga P

Numri 10-të i Brazilit në Kupat e Botës 1998 dhe 2002, Rivaldo ka këshilluar yllin aktual të përfaqësueses amerikano-latine, Neymar, të largohet nga PSG dhe të rikthehet në Spanjë.

Ish-lojtari i Barcelona-s pretendon se nëse Neymar kërkon të fitojë Ballon d;Or, atëherë duhet të largohet nga kampionati francez për të mirën e tij, dhe Real Madrid mund të jetë rruga e duhur.

‘I kam thënë se mund të bëhet më i miri në botë,’ shprehet ai për GloboEsporte.

‘Por besoj se nëse qëndron te PSG, nuk do të jetë asnjëherë më i miri. Futbolli i duhur për të është ai spanjoll’.

‘Është e vështirë. Jam duke folur për futbollin, për kompeticionin. Rikthimi te Barcelona është i vështirë për shkak të situatës së tij. Por mendoj se ai ka një mundësi të mirë te Real Madrid’.

‘Aty ai mund të bëhet më i miri në botë.’

COMMENTS