Neymar po bëhet gati për Botëror dhe një tjetër transferim rekord

Neymar po bëhet gati për Botëror dhe një tjetër transferim rekord

Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Neymar, ka filluar përgatitjet individuale dhe synon të jetë plotësisht i gatshëm për Kampionatin Botëror 'Rusia

Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Neymar, ka filluar përgatitjet individuale dhe synon të jetë plotësisht i gatshëm për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ pas operimit të gjurit që pati më herët. Por, e ardhmja e tij tek ekipi nga Ligue 1, PSG duket më e dyshimtë se kurrë.

Neymar është i fokusuar të kthejë formën fizike me kohë, pasi shihet si lojtari kryesor i Brazilit muajin tjetër në botërorin që nis më 14 qershor. Sulmuesi 26-vjeçar është lënduar më 25 shkurt dhe prej asaj kohe nuk ka luajtur te PSG-ja. Ai këtë edicion ka realizuar 28 gola dhe ka asistuar 16 herë në 30 paraqitje për ekipin francez në të gjitha garat.

‘Gjithçka po shkon mirë dhe së shpejti do të fillojë edhe me stërvitjet intensive. Jam shumë i bindur se për botëror do të jem plotësisht i gatshëm’, ka deklaruar Neymar për mediumet braziliane, duke refuzuar të flasë edhe për të ardhmen e tij.

Neymar mungoi në festën e PSG-së për titullin e kampionit muajin e shkuar, derisa të martën ishte në tribuna në triumfin që e shënoi skuadra në Kupën e Francës. Raportimet në Francë, Spanjë dhe Brazil po insistojnë se Neymar tashmë u ka bërë me dije zyrtarëve të PSG-së se gjatë kësaj vere dëshiron të largohet nga klubi. Ai te PSG-ja u transferua në muajin gusht të vitit të shkuar nga Barcelona për dëmshpërblim rekord – 222 milionë euro.

COMMENTS