Neymar: I mërzitur për humbjen, krenar me bashkëlojtarët (Foto)

Neymar: I mërzitur për humbjen, krenar me bashkëlojtarët (Foto)

Drenasi nikoqir i derbit rajonal mes Feronikelit dhe Drenicës
Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, mësohen çiftet dhe datat (Foto)

Paris Saint Germaini humbi nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë (1-2) dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Për skuadrën nga Parisi ishte mungesë e madhe Neymari, i cili u lëndua ditë më parë.

Pas ndeshjes ylli brazilian ka postuar në Instagram një fotografi, ai ka thënë se është shumë i mërzitur dhe se i vjen keq që nuk ishte në fushë.

‘Jam i mërzitur për humbjen, por më shumë i mërzitur se nuk mund të isha në fushë dhe të ndihmoja bashkëlojtarët’.

‘Ajo që bën krenar është se i pash të gjithë duke u përpjekur. Përpara Paris’, ka shkruar Neymar.

26-vjeçari ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje këtë sezon në LK në 630 minuta.

Në përgjithësi ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje.

COMMENTS