Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua

Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua

Për sa ndeshje suspendohet Lionel Messi (Video)
Ndryshim drastik në futboll: S’ka më dy pjesë nga 45 minuta (Foto)

Neymar ka thënë se do ta ndihmojë shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappente Paris Saint-Germain, sikurse që ka bërë as Messi me të kur ishte te Barcelona.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Anderlechtit, me gola e Mbappe, Cavani, Neymar e Di Maria.

Goli i Mbappes, ishte i teti në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ndërsa klubi mori fitoren e 11-të, në 12 ndeshje, përfshirë Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve.

Messi dhe Neymar te Barcelona
Neymar ka folur për formën e Mbappes dhe për ndihmën që do t’i jap francezit sikurse që kishte bërë Messi me të te Barcelona.

‘Do të sillem me Mbappen, sikurse që ka bërë Messi me mua’.

‘Dua ta ndihmoj atë. Ai është mik i imi’, ka thënë Neymar.

PSG do të kthehen të luajën në Ligue 1 në ndeshje me Marseille.

Interi në kërkim të një mesfushori, Vidal dhe Ramires në listë

Interi është vënë në kërkim të një mesfushori për ta përforcuar skuadrën.

I pari në listë është mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, i cili mund të bashkohet që në janar.

Të dy klubet janë në pronësi të Suning Group, që nuk do të sillte problem për blerjen e lojtarit.

I dyti në listë është Arturo Vidal, i cili pranon të kalojë te Intreri, por që klubi bavarez nuk e shet në janar.

Nerazzurrët e duan prej kohës mesfushorin dhe largimi i Carlo Ancelottit mund ta largojë edhe atë.

Sipas medieve italiane lojtari kërkon të kthehet në Itali, me Interin të vetmin klub që e do.

Nëse Ramires dhe Vidal dështojnë, atëherë në listë janë edhe Godfred Donsah, Yves Bissouma dhe Thomas Partey.

COMMENTS