New Yorku fiton dramën në Miami

New Yorku fiton dramën në Miami

Mbi 40 sportistë të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’
EJU: Fokusi do të jetë te Distria

I riu Damyean Dotson, me 30 pikë të realizuara, që nuk e kishte bërë më herët asnjëherë, dhe Trey Burke me 17 sosh, i ndihmuan New Yorkut të arrijë njërën ndër fitoret më dramatike në historinë e NBA me rezultat 122:98.

Goran Dragiq dhe Hasan Whiteside shënuan 15, respektivisht 14 pikë, për t’u bërë liderë të koshashënuesve te Miami, që e ndali serinë e dy fitoreve rresht, transmeton Sporti në KTV.

Pasi vinin në këtë ndeshje me më së paku pikë të realizuara në sezon, 73, në humbjen prej disavantazhit të 24 pikëve nga Orlando Magic të martën, Knicks shënoi 63 në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shtoi edhe 59 pikë të tjera, për ta arritur shifrën e më së shumti pikëve që prej fundit të shkurtit.

COMMENTS