Nesër seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin, VV e quan hipokrizi

Nesër seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin, VV e quan hipokrizi

KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë
Hoti: Dogana e Kosovës ka shënuar rekord në të hyra

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, vendimin e Kryesisë së Kuvendit e quan në kundërshtim me rregulloren e këtij institucioni.

‘Kjo është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Po thuhet se janë duke përkthyer materiale. Kjo është jashtë rregullores dhe është hipokrizi që pas dy muajsh të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të PDK-së dhe LDK-së’, tha Dërguti.

Ajo u shpreh se ky vendim është i paligjshëm dhe u mor pa asnjë kërkesë me shkrim.

‘Kur ka ardh peticioni i qytetarëve që kanë kërkesa të qarta për shkarkim të ministres, këta nga paniku iniciojnë vet japin nënshkrime për ta diskutuar’, tha Dërguti.

COMMENTS