Nesër në NATO, përballja e parë Rama – Trump

Nesër në NATO, përballja e parë Rama – Trump

Islam Pacolli: Edhe AKR synon Qeverinë, por gjithçka do të vendosë Presidenti
Në rast të bllokadës nga Presidenti, ndërkombëtarët mund të ndërhyjnë për mandatarin e dytë

Nesër do të jetë një ditë e veçantë për Aleancën Atlantike.

Ajo do të jetë e tillë jo vetëm për faktin se NATO do të përurojë godinën e re në Bruksel, një ndërtesë prej 250 mijë m2 e cila ka kushtuar 1,1 miliardë euro.

Mbi të gjitha ajo do të zërë vend në histori, pasi aty do të shkelë Donald Trump, i pari president amerikan i cili e ka quajtur organizatën “të panevojshme” dhe ka shpallur gjatë fushatës se, Amerika nuk ka më ndërmend të paguajë për mbrojtjen e vendeve të tjera.

Shqetësimin për premierën e Trump e ka shtuar edhe fakti i bërë publik së fundi, se këshilltari i presidentit amerikan Stephen Miller, i cili ka mbajtur edhe gjatë periudhës së pushtetit qëndrimet e Trump gjatë fushatës, do të ngarkohet me shkrimin e fjalimit të nesërm të presidentit.

Sipas gazetës franceze “Le Monde”, liderët e 28 vendeve anëtare janë të shqetësuar se cili do të jetë qëndrimi i Trump për të famshmin artikullin 5 të traktatit themelues të organizatës, që i siguron mbrojtje të përbashkët sejcilit nga vendet pjestare.

Ata do të presin me shqetësim gjithashtu se sa i rreptë do të jetë banori i shtëpisë së bardhë me kriterin se çdo vend duhet të paguajë 2% të buxhetit për NATO-n, se cili do të jetë fati i prezencës në Afaganistan dhe operacioneve në Siri dhe Irak.

Por, ndryshe nga homologët e tij kryeministri shqiptar ka të tjera shqetësime.

Kjo do të jetë hera e parë që ai do të gjendet në të njëjtën tryezë me presidentin Amerikan, pasi e ka quajtur atë fatkeqësi për globin dhe një kërcënim për vendin tonë.

Pas këtyre deklaratave dhe fitores së Trump, Rama e korigjoi shënjestrën e tij.

Ai gjeti argumentin foshnjor se ai kishte folur kundër kandidatit dhe jo kundër presidentit.

Më pas ai loboi pranë biznesmenëve me influencë në ShBA për t’i përmirësuar marëdhëniet me administratën e re.

Madje ai ka bërë kohët e fundit edhe përçapje diplomatike për të testuar nëse Trump do të rrefuzojë t’i japë dorën gjatë takimit të 25 majit në Bruksel.

Madje burime të sigurta bëjnë të ditur për “Lapsi.al” se, ai i ka thënë një diplomati amerikan: “Nëse presidenti juaj e rrefuzon dorështrëngimin me mua, unë më mirë mos nisem drejt Brukselit”.

Gjithësesi Trump do të jetë nëesër për herë të parë në një mbledhje të 28-shes cila është më tepër formale dhe nga e cila nuk priten vendime të mëdha.Për të mirën e të gjithë shqiptarëve shpresohet që fjalët e kryeministrit tonë gjatë fushatës të mos kenë mbëritur deri në veshët e manjatit multimiliarder.

COMMENTS