Nesër në Kosovë – Lutje në të gjitha xhamitë për viktimat e Stambollit

Nesër në Kosovë – Lutje në të gjitha xhamitë për viktimat e Stambollit

18 vjet nga themelimi i Shërbimit për Kosovën të REL-it
Gjykata dënon grupin e Kumanovës me 746 vjet burg

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të Turqisë, pas sulmit terrorist në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, që i mori jetën 41 personave dhe la të plagosur qindra të tjerë.

Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, shprehet ngushëllim për familjarët e viktimave dhe u dëshirohet shërim të plagosurve.

Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës, që nesër ditë e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll.

COMMENTS