Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi

Iu kërkua të mos e prekte xhamin e akuariumit, si ndëshkim iu lëshua skena e sulmit të ‘peshkaqenit’ (Video)
Makina kalonte nëpër auto-larje, fëmija habitet me skenat që shihte (Video)

Keni marrë ndonjëherë thirrje nga ky numër misterioz në Viber? Nëse po, ju këshillojmë të mos lajmëroheni, por lëreni të ndalet thirrja.

Që një kohë të gjatë, përdoruesit e aplikacionit “Viber” janë duke u ankuar se po marrin telefonata nga numri +266696687, numër ky pa emër – Anonim.

Fillimisht u besua se shifra +2 vije nga thirrjet që bëhet nga Australia, mirëpo, mos u mashtroni. Nëse ju lajmëroheni në këtë telefonatë, ekziston mundësia që këta persona që e kanë krijuar këtë numër, mund t’ua marrin të dhënat përmes Viberit, duke përfshirë, bisedat e juaja me të afërmit por edhe kontaktet që i keni.

Aplikacioni “Viber” përdorët nga miliona njerëz çdo ditë në botë. Jo të gjithë kanë marrë një telefonatë të tillë, mirëpo nëse ky numër ju telefonin juve, mos u lajmëroni. Alarmi për këtë është publikuar në Shaun.net, faqe kjo për teknologji. /GE/

COMMENTS