‘Nëse do të ketë kërkesa për Unesco, SHBA do të mbështesë Kosovën’

‘Nëse do të ketë kërkesa për Unesco, SHBA do të mbështesë Kosovën’

Nëse kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO do të bëhet serish aktuale, SHBA do ta mbështesë nga hija, me ndërmjetësimin e shteteve tjera, të cilat janë të afërta me të.

Këtë e ka deklaruar ambasadori i Serbisë pranë Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviq.

Në një intervistë për ‘Veçernji novosti’, Tanaksoviq tha se tërheqja e SHBA-së nga UNESCO nuk i përshtatet kërkesave të reja eventuale për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Tanaskoviq tha se për këtë arsye, por edhe për arsye të ndryshme, në një kohë të afërt nuk do të shtohen gjasat e hyrjes së Kosovës në UNESCO.

COMMENTS