Duke qenë ambasadore e brendit Tezenis, Rita Ora ka ardhur me një koleksion të të brendshmeve duke lënë mbresa te fansat e saj, si edhe te klien
Duke qenë ambasadore e brendit Tezenis, Rita Ora ka ardhur me një koleksion të të brendshmeve duke lënë mbresa te fansat e saj, si edhe te klientet e kompanisë.
Ajo ka bërë një xhirim reklamues nën ritmet e hitit të saj, ‘Your Song’, ndërkohë që në faqen e Tezenis janë postuar disa imazhe që e shfaqin Ritën joshëse dhe atraktive.
‘Jam shumë e entuziazmuar që e kam përfshirë muzikën time së bashku me punën me familjen mahnitshme të Tezenis!’.
‘E falënderoj gjithë ekipin që gjithmonë i ndan këto momente me mua’, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Dhe natyrisht, në këtë xhirim, 26-vjeçarja duket e mrekullueshme dhe atraktive me veshjet Tezenis.
Ditë më parë, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi paralajmëruese, në të cilën pozonte e shtrirë dhe shumë joshëse me të brendshme.
Ndërkohë që kënga e saj, ‘Your Song’, është duke arritur sukses të madh që nga dita e parë e publikimit.
COMMENTS