Nelson, zogu tropikal parashikon rezultatet e Euro 2016

Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të parë (Foto)
Atletico e Leipzig fitojnë ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Evropës

Kampionati Europian në Francë ka parashikuesin e tij zyrtar. Ndërsa në Botërorin 2010, parashikimet për fituesin e ndeshjeve bëheshin nga i famshmi Oktapodi Paul, në Euro 2016 ato do të realizohen nga Nelson.

Zogu tropikal, i ngjashëm me Zazo, personazhin e filmit për fëmijë Mbreti Luan, jeton në në Parkun Zoologjik të Parisit, u bë zyrtarisht parashikuesi i EuroSport.

Nelson do të parashikojë rezultatet e 8 ndeshjeve në fazën e grupeve të Kampionatit Europian, mes të cilave sfida hapëse Francë-Rumani apo edhe Angli-Rusi dhe derbin Angli-Uells.

Parashikimet do të realizohen në ambientet e Parkut Zoologjik të kryeqitetit francez, aty ku zogu Nelson jeton së bashku me rinocerontët dhe zebrat.

Ai nuk fluturon shumë dhe lëvizjet i realizon me ecje të kujdesshme, ashtu siç pritet të ndodhë edhe në momentin e parashikimeve të fituesve të dueleve në Kampionatin Europian.

COMMENTS