Nehat Thaçit i caktohen 30 ditë paraburgim

Janë 30 ditë paraburgim ato që Gjykata e Lartë në Nish i ka caktuar drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi. Ky i fundit u arrestua nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe për, sic thuhet, vepër penale të terrorizmit.

Vendimin e bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Nish, Iva Popoviq.

Sipas saj, kjo masë për Nehat Thaçin u mor për shkak të ‘rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit’.

COMMENTS