Dhjetëra zyrtarë policorë, miq, anëtarë të ansamblit “Mitrovica” e të afërm janë mbledhur te shtëpia e Nehat Thaçit, drejtorit të Policisë së Mitrovic
Dhjetëra zyrtarë policorë, miq, anëtarë të ansamblit “Mitrovica” e të afërm janë mbledhur te shtëpia e Nehat Thaçit, drejtorit të Policisë së Mitrovicës, për ta pritur atë pas lirimit nga paraburgimi në Serbi.
Nën tingujt e tupanëve dhe surleve, anëtarët e ansamblit “Mitrovica” kanë nisur vallen afër shtëpisë së Nehat Thaçit, drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, i cili është liruar sot nga paraburgimi në Serbi.
Dhjetëra zyrtarë policorë të Mitrovicës, miq e të afërm të drejtorit Thaçi janë mbledhur te shtëpia e tij në Lipjan.
Ata janë duke e pritur ardhjen e tij pasi që sot autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi.
Nehat Thaçi pritet që brenda pak minutash të arrijë në shtëpinë e tij, ku po e presin shumë kolegë e miq.
COMMENTS