Në Vushtrri e Gjakovë luftohet për finale të Kupës

Në Vushtrri e Gjakovë luftohet për finale të Kupës

Kane te Reali
Griezmann mohon se ka marrëveshje me Barcelonën

Prishtina kërkon me çdo kusht kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll, por për këtë nuk bazohet shumë në fitoren e ndeshjes së parë gjysmëfinale (1:0) kundër Vushtrrisë.

Prishtina do të udhëtojë në Vushtrri për fitore të radhës. Kjo ndeshje e kthimit gjysmëfinale luhet sot në Vushtrri (15:00), sikur edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale Vëllaznimi – Drenica. Ndeshja e parë në Skënderaj është mbyllur pa fitues 1:1, ndërkohë e kthimit luhet në Gjakovë.

Si Prishtina, ashtu edhe Vushtrria do të kenë mungesa të rëndësishme për përballjen e tyre. Te Prishtina mungon kapiteni Armend Dallku për shkak të suspendimit dhe Mentor Mazrekaj i lënduar, derisa te Vushtrria nuk do të paraqitet sulmuesi kryesor i ekipit, Labinot Osmani, shkaku i lëndimit.

COMMENTS