Në Samitin e Sofjes, BE – Ballkani Perëndimor, Bullgaria do të respektojë në tërësi neutralitetin ndaj statusit të Kosovës. Kështu ka thënë për të
Në Samitin e Sofjes, BE – Ballkani Perëndimor, Bullgaria do të respektojë në tërësi neutralitetin ndaj statusit të Kosovës.
Kështu ka thënë për të përditshmen serbe ‘Novosti’, zëdhënësja e presidencës bullgare të BE-së, Genoveva Çervenakova.
Bullgarët aktualisht po përpiqen të bindin të gjitha shtetet anëtare se nuk do të trajtohet çështja e statusit dhe po kërkojnë formulën e duhur, shton kjo gazetë dhe kujton se ishte Spanja e para ajo që u deklarua se nuk është e kënaqur me faktin se Kosova ka një trajtim shtetëror në atë konferencë dhe pastaj rezervë për të marrë pjesë në konferencë për shkak të Kosovës shfaqën edhe Rumania e Qipro.
‘Jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes së raportit ndaj Kosovës nga shtetet që s’e kanë njohur, dhe me ta po punojmë për së afërmi në forma të ndryshme’, ka thënë Çervenakova.
Ajo shtoi se qëllimi i Bullgarisë është që samitin ta organizojë për të gjitha 28 shtetet anëtare dhe që të gjitha të përfaqësohen nga nivelet më të larta, si dhe të dërgohet porosia e përbashkët rreth integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor, që është një prej prioriteteve të presidencës bullgare.
Ndërkaq, gazeta shkruan se edhe Sllovakia, shtet anëtar i BE-së që po ashtu s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, po mendon për modalitete të pjesëmarrjes.
COMMENTS