Në Rumani, presidenti refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Në Rumani, presidenti refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Mustafa: Gjatë vitit do të hapen 25 mijë vende të reja të punës
‘Meksika nuk do të paguaj për asnjë mur’

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, i ka thënë jo kandidates së Partisë Social-Demokrate, Sevil Shhaideh, për t’u bërë kryeministre.

Nëse do të zgjidhej, Shhaideh, do të bëhej kryeministrja e parë grua dhe myslimane e Rumanisë.

Presidenti nuk ka dhënë ndonjë aryse për refuzimin e Shhaideh, politikane pak e njohur, e cila ka shërbyer gjashtë muaj si ministre e Zhvillimit Rajonal e Rumanisë.

‘Kam analizuar siç duhet argumentet për dhe kundër (Shhaideh) dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim’, ka thënë Iohannis përmes një deklarate televizive.

Ai u ka bërë thirrje Social-Demokratëve, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të dalin me një nominim tjetër.

COMMENTS