Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës në të cilën po shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Lidhur me këtë në mbledhje po vazhdon dëgjimi i vlerësimit të punës së ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Kosovë – Mali i Zi (2012-2015) të cilin po e bën Shpejtim Bulliqi, kryetar i ri i Komisionit Shtetëror për Demarkacion.
Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe Propozim-vendimi për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Drenasit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Në këtë mbledhje është paraparë edhe shqyrtimi i këtyre pikave të rendit të ditës:
Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2016.
COMMENTS