Në prag të Bajramit, Gjilani me donatorët inaugurojnë dy shtëpi për skamnorët (Foto)

Në prag të Bajramit, Gjilani me donatorët inaugurojnë dy shtëpi për skamnorët (Foto)

Përmbytjet godasin gjithë vendin, ndërhyn ushtria (Foto)
Në çfarë niveli ka qenë Lavdrim Muhaxheri në ISIS?

Komuna e Gjilanit së bashku me donatorët ka inauguruar sot dy shtëpi për familjet në nevojë. Në fshatin Zhegër ka përfituar familja e Nexhmije Hazirit me donator ‘Ceni Company’, ndërsa në Lladovë i është ndërtuar shtëpia Bujar Jakupit nga donatori ‘Garage Benz’.

Në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë në Zhegër, kryetari Haziri ka falënderuar ‘Ceni Company’ për solidaritetin e treguar, ndërsa tha se kjo shtëpi është më e madhe sesa standardet e deritanishme.”E falënderoj donatorin ‘Ceni Company’ që e bëri me shtëpi të re familjen e zonjës Nexhmije Haziri. Pronari Hysen Hyseni e ka dhënë premtimin për ndëtimin e kësaj shtëpie në mbrëmjen humanitare dhe ja sot në prag të festës së Bajramit e realizoi. Është një shtëpi pak më e madhe sesa standardet që i kemi punuar deri tash, pasi ka qenë vullnet i vet donatorit. E uroj zonjën dhe familjen e saj që të ketë vetëm t’mira”, ka thënë Haziri.

Në emër të kompanisë ‘Ceni Company’, ka folur Jehona Hyseni, e cila është këshilltare në Kuvendin Komunal, duke thënë se ndihet mirë që familja Haziri do t’i festoj dy festa, Fitër Bajramin dhe hyrjen në shtëpinë e re.
Ndërkaq, në inaugurimin e shtëpisë në Lladovë, kryetari Haziri pohoi se familja e Bujar Jakupit është e 30-ta që po u ndërtohet shtëpia me fondin e solidaritetit.

“E falënderoj donatorin ‘Garage Benz’ me pronar Besnikun për solidaritetin që e kanë treguar. Kjo është shtëpia e 30-të që po inaugurohet që prej mbrëmjes ‘Pak nga ne, shumë për ata’. Uroj familjen e Bujar Jakupit që ta mbush me gëzim, hare e lumturi. Nuk ka ndjenjë më të mirë dhe nuk ka gzim më të madh se sa ta gëzosh një familje me shtëpi. Ne, të gjithë gjatë gjithë jetës punojmë për një kulm mbi kokë”, tha kryetari Haziri.

Kryefamiljarët e dy shtëpive, Nexhmije Haziri dhe Bujar Jakupi, kanë shprehur falënderim të veçantë për kryetarin Haziri dhe donatorët, të cilët ua mundësuan që të bëjnë jetë të dinjitetshme.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar se edhe shtatë shtëpi të tjera do të inaugurohen gjatë javëve në vazhdim, derisa edhe për 3 të tjera do të vënë gurëthemelin.

zheger

COMMENTS