Në Pejë ndërpritet finalja, vajzat sulmojnë arbitrin

Në Pejë ndërpritet finalja, vajzat sulmojnë arbitrin

Ndeshja e parë e serisë finale të plejofit në Ligën e Femrave ndërmjet kampiones në fuqi, Penzës dhe Bashkimit nuk e ka pritur fundin. Dueli i nisu

Ndeshja e parë e serisë finale të plejofit në Ligën e Femrave ndërmjet kampiones në fuqi, Penzës dhe Bashkimit nuk e ka pritur fundin.

Dueli i nisur të enjten në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë është ndërprerë kur kishin mbetur edhe 3 minuta e 35 sekonda lojë deri në fund të takimit, për shkak të sulmit ndaj arbitrit Blendi Fejza. Deri në ato momente, rezultati ishte 51:40 në të mirë të ekipit nga Prizreni, Bashkimi.

Gjithçka nisi kur basketbollistja e Penzës, Saranda Daci, në shenjë proteste ndaj arbitrit që nuk i dha faull në favor të saj, e gjuajti me top, por nuk e qëlloi. Kjo bëri që arbitri ta ndëshkojë me gabimin e dytë teknik dhe ta përjashtojë nga loja para se ndihmëstrajnerja e Penzës, Shqiponja Bytyqi ta sulmojë dhe ta godasë arbitrin.

Pas kësaj tollovie u vendos që ndeshja të ndërpritet dhe vendimi për këtë ndeshje do të merret gjatë ditës së premte (sot) nga Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshumlija.

COMMENTS