Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani (Foto)

Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani (Foto)

Juventus synon transferimin e Cavanit
Barcelona rreshtohet pas Eriksenit

Ish – futbollisti i Besës së Pejës, Ilir Nallbani, i cili për dy stinorë kishte qenë pjesë e ekipit pejan, në cilësinë e ndihmëstrajnerit, ka shkuar një hap më tutje në angazhimin e tij.

Nallbani është bërë pjesë e shkollës së futbollit për grupmosha të reja ‘Arena Sport’, në qytetin e tij të lindjes.

Ai përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar se sot ka filluar stërvitja e parë me gjeneratat U-7, U-9 dhe U-11.

‘Falënderoj të gjithë prindërit për respektin dhe besimin e treguar. Ju dëshiroj suksese në vazhdimësi me punën që do të bëjmë së bashku’, ka shkruar Nallbani.

Ai do të drejtojë ekipin e trajnerëve në këtë shkollë të futbollit, e cila i plotëson të gjitha nevojat për talentët e futbollit në këtë pjesë të Kosovës.

Ndryshe, Nallbani ka luajtur edhe jashtë Kosovës, me skuadrat shqiptare si Elbasani e Vllaznia e Shkodrës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Hungari.

34-vjeçari në Kosovë, përveç fanellës së Besës së Pejës, ka bartur edhe atë të Lirisë dhe Trepçës ’89.

COMMENTS