Në mungesë të provave lirohet i dyshuari për sulmin në Berlin

I vetmi i dyshuar për sulmin vdekjeprurës me kamion në pazarin e krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë, është liruar sot për shkak të mungesës së provave.

Lajmin e dhanë prokurorët, të cilët thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme për të vijuar mbajtjen e tij në paraburgim dhe për të vijuar ndërkohë çështjen penale ndaj tij.

Personi i vetëm i ndaluar deri më tani është identifikuar nga mediat gjermane si shtetasi pakistanez Naved B. Ai edhe më herët kishte mohuar përfshirjen në atë sulm.

Pakistanezi u kap në një park, pas raportimeve se ishte arratisur nga vendngjarja.

Sulmi me kamion i mbrëmshëm la të vdekur 12 persona dhe të plagosur afro 50 vetë.

COMMENTS