Në mesjavë KQZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Në mesjavë KQZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Trump: ‘Terroristi i Nju Jorkut’ duhet të dënohet me vdekje
Kuvendi adreson lirimin sa ma të shpejtë të Haradinajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që në mes të javës të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se pas përfundimit të numërimit, kandidatët nga subjektet politike do të mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse kanë ndonjë ankesë rreth rezultatit zgjedhor. Kandidatët nuk kanë pritur afatet ligjore për të bërë ankesë, në PZAP janë paraqitu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë numëruar votat me kusht nga disa komuna. Ky proces është duke vazhduar në QNR. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, beson se numërimi do të përfundojë në mes të javës, përkatësisht të mërkurën.

‘Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet përfundimtare për kryetar komune. Po besojmë se në mesjavë do të arrijmë t’i shpallim këto rezultate. Pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e shpallura’, tha Elezi.

Por, palët kanë bërë ankesa ende pa përfunduar procesi i numërimit. Kandidatët të cilët kanë bërë ankesa të cilat lidhen ekskluzivisht me rezultatin e zgjedhjeve, duhet t’i përsërisin ato.

Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku, i tha Radio Kosovës se nga 252 ankesa të paraqitura 213 prej tyre kanë të bëjnë me pretendimet rreth parregullsive në numërim, prandaj, palët duhet t’i përsërisin këto ankesa pasi QNR- të përfundojë numërimin.

‘Të gjitha këto ankesa janë shqyrtuar dhe paneli ka marrë vendim për këto ankesa. Mirëpo, kjo nuk ka qenë koha e duhur e paraqitjes së këtyre ankesave, kështu që të gjithë ata kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale të cilët kanë paraqitur ankesa dhe janë njoftuar me vendimin, pjesa më e madhe janë njoftuar por edhe ata që s’janë njoftuar, me rastin e publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, duhet të bëjnë ankesë përsëri që t’i atakojnë në një farë mënyrë këto parregullsi, sepse ato janë rezultate zyrtare dhe duhet të paraqiten pretendimet, dëshmitë’, deklaroi Desku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të presë vendimet e PZAP-ës dhe Gjykatës Supreme për të proceduar më tej drejt certifikimit të rezultateve për kryetar komune.

COMMENTS