Në mënyrë spektakolare mbyllet Olimpiada ‘Rio 2016’ (Foto)

Me një ceremoni madhështore që u organizua në stadiumin ‘Marakana’, janë mbyllur Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vlerësoi organizimin e lojërave, ndërsa ia kaloi stafetën Tokios për lojërat e 2020-ës.

Ndërkohë listën e medaljeve në këto lojëra e kryesoi bindshëm SHBA, ndjekur nga Britania dhe Kina.
Amerikanët dominuan thuajse në të gjitha disiplinat olimpike duke marrë 121 medalje në total, ku 46 janë ari, 37 argjendi dhe 38 bronzi.

Historinë e bëri Kosova që arriti të merrte një medalje të artë me xhudisten Majlinda Kelmendi, ndërsa Shqipëria e mbylli olimpiadën me rezultate të dobëta.

Atletët që spikatën më shumë në këto lojëra janë notari amerikan Michael Phelps me 6 medalje, 5 ari dhe një argjendi, notarja amerikane Ledecky me 4 medalje ari e 1 të argjendtë dhe xhamajkiani Usain Bolt me 3 medalje ari.

Mbyllja Rio

Rio 2016 mbyllja

Rio Mbyllet

Riooo 2016

COMMENTS