Në marshin për Astritin, gurë e ngjyrë kundër qeverisë

Në marshin për Astritin, gurë e ngjyrë kundër qeverisë

Me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, sot në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues.

Gjatë këtij marshi në të cilin kanë marrë pjesë qindra aktivistë e qytetarë, është kërkuar zbardhja e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, ku po qëndronte si i akuzuar për sulm ndaj ndërtesës

Marshi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare duke vazhduar drejt shesheve të kryeqytetit dhe ka përfunduar tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku kjo e fundit u gjuajt me ngjyrë e gurë nga disa protestues.

Fjalë rasti kanë mbajtur zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët duke kërkuar drejtësi për Astritin, kanë akuzuar organet shtetërore si përgjegjës të drejtpërdrejt për vdekjen e Deharit.

COMMENTS